Tensionet në Kuvend vijojnë, teksa deputeti Gazment Bardhi ka refuzuar të largohet nga salla plenare, pavarësisht kërkesave të përsëritura. Si pasojë, kryetari i Parlamentit Niko Peleshi, ka ndërprerë sërish punimet.
Situata është përshkallëzuar gjatë zhvillimit të seancës së sotme plenare, ku Bardhi ka kundërshtuar vendimin për përjashtimin e tij.
Peleshi ka kërkuar disa herë që Bardhi të largohet, por pa sukses. Përballë kësaj situate, ai ka vendosur të ndërpresë punimet “deri në kthimin e normalitetit”.
BalkanWeb