Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë rekursin e ish-presidentit të vendit, Ilir Meta dhe të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për të.
Vendimi u mor në dhomë këshillimi vetëm mbi bazën e dokumentave të paraqitura nga palët. Ish-kreu i Shtetit kundërshtoi me rekurs vendimin e gjykatës së Apelit të Posaçëm që kishte rrëzuar më herët kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Kolegji penal pasi shqyrtoi çështjen e vlerësoi si të drejtë vendimin e Apelit të Posacëm për ish-presidentin.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024 dhe aktualisht po gjykohet në seancë paraprake në Gjykatën e Posaçme për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Në të njëjtën dosje janë të pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ish-vjehrra Fatime Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.
BalkanWeb