Greqi/ Goditi me thikë mbi 14 herë bashkëshorten e tij, gjykata dënon shqiptarin me burgim të përjetshëm

Gjykata e Athinës ka dënuar Ardian Danajn me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij me thikë në Greqi.

Ai u shpall fajtor i aktit makabër ndaj Enkelejda Danaj, ndërsa sipas gjykatës vrasja është kryer për shkak të xhelozisë.

Danaj pasi ka vrarë 40-vjeçaren është larguar nga vendngjarja.

Mediat greke ndërkohë raportojnë se përveç dënimit me burgim të përjetshëm, Ardian Danaj është gjobitur edhe me 5 mijë euro për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ka ndodhur më 16 maj 2024 kur 52-vjeçari ka mbërritur në shtëpinë e viktimës rreth orës 6 të mëngjesit.

Në atë orë, Enkelejda ishte duke u bërë gati për punë kur papritur Danaj e ka sulmuar atë me thikë mbi 14 herë, duke e lënë 40-vjeçaren të pajetë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×