Xherdan Shaqiri do të ishte një lojtar i Kosovës, nëse FIFA do kishte pranuar më herët këtë vend. Kjo është ajo që ka thënë vetë Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, në një intervistë për “FFK Podcast”.
“Për shumë lojtarë nga Kosova që kanë lindur dhe janë rritur jashtë vendit, sigurisht që ka pasur shumë ndikime dhe histori të ndryshme.
Siç e dini, shumë prej tyre në kohën kur Kosova ende nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht, luanin për ekipin kombëtar të Zvicrës, për shembull si Xherdan Shaqiri dhe të tjerë. Ata ishin ndër lojtarët më të mirë që mund të kishin luajtur ndonjëherë për Kosovën, por në atë kohë Kosova nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht” – tha numri një i FIFA-s.
BalkanWeb