Pasi foli brenda në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat jashtë sallës. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha me bindje se Ramën e kanë detyruar që të hiqte dorë nga pjesëmarrja në protestën për ish-ushtarët e UÇK-së.
“Ramën e detyruan…që mos të merrte pjesë në protestën e UÇK-së. E detyruan. Kush? Mos të bëjmë…se edhe jua them dhe pastaj kur del ashtu nuk thoni se e tha.. E detyruan. Kishte përgatitur fjalimin 1 orë. Por e detyruan. Ata që e detyruan…u detyrua që të tërehiqej. Kishte përgatitur një fjalim të gjatë Ka kaluar në stilin e kubanëve.
Mbështetjen time të plotë e shpreh për ish-udhëheqjen e Kosovës. Skam parë asnjë provë inkriminuese.”, tha ai.
Ndërkohë, ai tha se vendimi për mos të marrë pjesë nga ana e deputetëve të PD-së, ishte politik. “Vendimi ynë, ishte vendim politik. Shpreh mbështetjen time të plotë për ish-udhëheqjen e Kosovës. S’kam parë asnjë provë inkriminuese ndaj tyre.”, tha ai.
BalkanWeb