Lezhë, arrestohet një 38-vjeçar, dyshohet se vodhi një automjet dhe celular në Rinas

Policia e Lezhës ka vë në pranga një 38-vjeçar i cili akuzohet se ka vjedhur një automjet dhe një celular në Rinas.

Policia e Tiranës, menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, ishte vjedhur një automjet, shërbimet e forcës “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, organizuan punën për kapjen e autorit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, pak minuta pas ngjarjes, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar, shtetasi L. L., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjet një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×