Deputeti i PS, Vasil Llajo, ka reaguar në përballjen ideologjike mes grupit parlamentar të maxhorancës dhe opozitës, për mbështetjen ndaj Kosovës.
Llajo iu drejtua deputetëve të rinj të opozitës se nuk duhet të flasin për Kosovën sepse sipas tij, socialistët i kanë dhënë zgjidhje problemeve të Ksoovës kur ato kërkonin atë.
“Jemi kthyer në një ping-pong fjalësh nga e majta në të djathtë nga një karrige tjetër. Të gjithë po konsumojnë fjalë në publik dhe aspak për zgjedhësit. Flasim për Kosovën.
Dua t’ju them se shumë nga ju, çështjet e Kosovës kanë qen të gjalla dhe kërkonin zgjidhje, ju akoma ushqeheshit me biberonin e nënës suaj. Unë nuk pranoj të jem pjesë e një përgjithësime që ju kërkoni të bëni të gjithë.
Në vitin 2008 në Fortanessa të Brazilit unë kam qenë ai që kam regjistruar Kosovën në organizatën botërore të laboratorëve. Dhe në 2011 kam bërë kontratë me kompaninë amerikane me Kosovën.”, Vasil LLajo.
BalkanWeb