Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

Ish-deputeti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar rrëzimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, duke theksuar se data 9 nëntor mbetet e mundshme për mbajtjen e tyre.

Sipas Meçes, dekretit të Presidentit nuk i është hequr vlefshmëria, por është vetëm pezulluar përkohësisht deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Zgjedhjet në datën 9 nëntor mund të arrihen,” deklaroi ish-deputeti, duke shtuar se çështja kryesore është afati i regjistrimit dhe se aktualisht ekziston hapësira për organizimin e zgjedhjeve në këtë datë.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për një vendimmarrje politike, duke vënë në dukje se nuk ka leverdi ekonomike që të mbahen dy palë zgjedhje.

Meçe theksoi se nëse Gjykata Kushtetuese do të lërë në fuqi dekretin e Presidentit, atëherë zgjedhjet do të mbahen sipas tij, pasi “nuk ka rënë dekreti, por vetëm është pezulluar një pjesë e tij deri në vendimmarrje.”

Ai sqaroi se dekreti do të konsiderohet i pavlefshëm vetëm nëse Gjykata Kushtetuese e deklaron këtë zyrtarisht në vendimin përfundimtar, dhe për momentin “ka vetëm një vendim për pezullimin e zgjedhjeve.”

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×