Gazetarja Klodiana Lala, tha se ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer sytë nga Gjykata e Lartë me synimin që të fitojë lirinë.
Por sipas Lalës, SPAK këmbëngul që Meta të qëndrojë në qeli me arsyen që ky i fundit mund të intimidojë dëshmitarët.
“Kjo kërkesë ose rekursi i z.Meta. Meta nuk do të jetë aspak i pranishëm. Në pastrimet që SPAK, ka dërguar në gjykatën e lartë. Dhe për shkak se ka mbajtur poste të fuqishme.
Sepse rrezikon sikurse pretendon SPAK që ai të intimidojë dëshmitarët. Në lidhje me këtë pikë Meta kundërshton se ende Prokuroria nuk lejon gjykim të shkurtuar. Debati do të jetë me dokumentat shkresore.
Deri në këto momente rekurset Veliajt, Berisha dhe Metas janë rrëzuar. Meta i ka kthyer sytë nga Gjykata e Lartë për shpresën e lirimit të tij. Ndërkohë që SPAK këmbëngul që ai të qëndrojë në qeli. Ka shumë interes në lidhje me këtë rast sa i përket ish-Presidenti të Republikës.
SPAK i ka përfunduar hetimet ndaj ish bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, ish-vjehrrës së tij, etj.” tha Lala.
BalkanWeb