Një 36-vjeçar ka humbur jetën brenda automjetit të tij në aksin rrugor Levan-Vlorë, teksa kishte ndaluar në xhepin anësor të autostradës.
Policia e Vlorës njofton se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bishan, ku është gjetur i pajetë brenda një automjeti tip “Volkswagen” drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Berat, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
BalkanWeb