Përplasja e Kurtit me Ramën, kryebashkiaku i Prishtinës hedh ‘shashkën’: Transport falas për veteranët e UÇK-së që do të protestojnë nesër në Tiranë

Teksa nesër mbahet një protestë në ndër të UÇK-së, vjen një ‘thumbim’ tjetër nga Kosova. Kryebashkiaku i LDK-së, që në garën e tanishme elektorale doli në balotazh, për një mandat të dytë, ndezi debatin në distancë.

Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar mbrëmjen e djeshme se ka nënshkruar një shkresë, e cila mundëson transport falas për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nesër, më 17 tetor do të protestojnë në Tiranë për burgosjen e Thaçit dhe të tjerëve.

“Sot kam nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë”, njoftoi Përparim Rama. Kujtojmë se mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Edi Rama ka pasur një përplasje në distancë me deklarata, ku nuk kanë munguar akuzat mes palëve.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×