Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri dhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kanë pasur një përplasje ideologjish për Kosovën.
Kapri tha se e majta në Shqipëri ka komplekse për Kosovën, dhe sipas tij, është përgjegjësi për masakrën e Tivarit ku u vranë shumë të rinj shqiptarë të Kosovës.
Më tej Vengu ndërhyri duke thënë se grupi parlamentar i opozitës nuk mundet t’i japë maxhorancës socialiste leksione patriotike.
Erald Kapri: Në mënyrë të pazakontë u përmend, Kosova ju ndoshta do bënit mirë ta ndaloni. Nuk mund të ndihet Kosova në këtë moment të vështirë dhe të provokoni opozitën dilni në miting.
Tani që e majta ka një komplekse të madhe me Kosovën kjo ndihet. Historia e së majtës nis herët me Kosovën, që me faktin që shteti shqiptar ishte përgjegjës për vrasjen e qindra të rinj në masakrën e Tivarit. Ndaj është e ndershme që ky parlament të bëjë seancën të posaçme dhe nuk mund të trajtohet në një retorikë politike që nuk na bën nder asnjërit.
Pirro Vëngu: Z. Kapri nuk besoj se ju si grup parlamentar mund ta na jepni leksione patriotike për Kosovës.
Kryeministri ka deklaruar në mes të Beogradit për njohjen e Kosovës.
Kjo qeveri ka çuar projekte zhvillimore me Kosovën.
Po sikundër ju keni çuar rrugën e kombit, ne po çojmë hekurudhën e kombit. Kjo qeveri e ka përfshirë Kosovën në kaudër të zhvillimeve ushtarake. Dhe ky është momenti që ti bashkoheni iniciativës që kemi marr ne bashkë me Kroacinë, që ta fusim Kosovën në mbrojtje rajonale dhe iniciativa ushtarake. Nuk ka leksione patriotizmi.
BalkanWeb