Plagosja me armë zjarri te Megatek/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë! Sherri nisi për motive banale, dyshohet se autorët…

Policia ka rindërtuar dinamikën e sherrit të ndodhur mes të rinjve në parkingun e qendrës tregtare “Megatek” që përfundoi në të shtëna me armë duke lënë një person të plagosur në këmbë dhe një tjetër me sende të forta.

Zbardhja e dinamikës është bërë nga këqyrja e kamerave të sigurisë pasi dy të lënduarit nuk kanë dhënë asnjë deklarim para hetuesve të komisariatit të Vorës.

Mësohet se si autorët ashtu edhe të lënduarit ndodheshin me dy mjete të ndryshme. Sherri mes tyre ka nisur i çastit dhe për motive banale.

Pas të shtënave, autorët janë larguar me makinën e tyre e cila vetëm pak çaste më parë është gjetur nga policia e braktisur në një rrugicë jo shumë larg vendngjarjes.

Prej andej autorët dyshohet se janë larguar me një tjetër mjet duke u ndihmuar nga persona të tjerë ose në këmbë.

Aktualisht grupi hetimor po verifikon pronësinë e mjetit të sekuestruar të autorëve për të bërë dhe identifikimin e agresorit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×