Plagosja me armë zjarri te Megatek! Zbulohen pamje nga vendngjarja, autorët mbeten në kërkim

Një përplasje e dhunshme ka ndodhur paraditen e sotme në parkingun e “Megatek”, ku për pasojë janë plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa sipas burimeve nga policia, një prej të plagosurve është qëlluar me armë zjarri në këmbë, ndërsa tjetri ka marrë dëmtime nga sende të forta.

Pamjet nga vendngjarja, të siguruara nga , tregojnë zonën e parkimit ku ndodhi incidenti i rëndë. Hetimet janë përqendruar në këqyrjen e kamerave të sigurisë, pasi asnjëri nga të plagosurit nuk ka pranuar të japë dëshmi para oficerëve të Komisariatit të Vorës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të përfshirët në sherr ndodheshin me dy automjete të ndryshme. Konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta dhe ka degjeneruar në dhunë fizike dhe përdorim armësh.

Autorët e dyshuar janë larguar menjëherë nga vendngjarja dhe aktualisht janë në kërkim nga policia. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e tyre, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×