“Presidenti i SHBA shpalli Kosovën të pavarur nga zyra e Berishës”, Balliu akuza Ballës: Ju bënit protestë kundër ndërhyrjes së NATO-s në Serbi

Deputeti i PD Klevis Balliu ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla, se ka qenë pjesë e një kabineti që ka sanksionuar Kosovën.

Ai u shpreh se ndërkohë që nga zyra e kryeministrit të asaj kohë Sali Berisha, presidenti i SHBA shpallte Kosovën të pavarur, socialistët bënin protesta kundër ndërhyrjes së NATO-s në Serbi.

“Proceduar jepet menjëherë, neni 50 që keni ndryshuar bashkë me partnerin e Suel Çelës, tregon që nëse njëri del dhe përmend një deputet i jepet e drejta për replikë.

Më jep fjalën për replikë që të replikoj me anëtarin e bandës së Suel Çelës.

Ky na thotë pse nuk flisni për krimin, kur në krim del emri i tij.

Ky me shefin e tij ka sanksionuar Kosovën, është pjesë e kabinetit që e ka bërë.

Zyra e kryeministrit, Berishës ishte zyra ku presidenti i SHBA erdhi e nxorri Kosovën të pavarur, ndërsa kjo parti në ’98 bënte protestë kundër ndërhyrjes së NATO-s në Serbi në 1998. Këta e kanë bërë”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×