Shkarkimi i Erion Veliajt, qeveria i drejtohet GJK-së: Mosparaqitja e tij në detyrë për 3 muaj, fakt publik

Këshilli i Ministrave ka dorëzuar zyrtarisht pranë Gjykatës Kushtetuese parashtrimet që justifikojnë shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Sipas dokumentacionit të dërguar, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar vendimin nr. 69, datë 23.09.2025, në kushtet kur Veliaj ndodhet në pamundësi fizike për të ushtruar detyrën që prej 10 shkurtit 2025. Kjo pamundësi, theksohet në parashtrime, vjen si pasojë e masës së sigurisë “arrest me burg” të vendosur ndaj tij, e cila është lënë në fuqi në mënyrë të përsëritur nga gjykata, pavarësisht kërkesave për zëvendësim me një masë më të butë që do të mundësonte ushtrimin e funksionit.

Në parashtrimet e Këshillit të Ministrave thuhet më tej se, nisur nga kjo situatë, Këshilli Bashkiak ka konstatuar se mungesa e z. Veliaj në detyrë për një periudhë mbi tre muaj përbën shkak të ligjshëm për shkarkim, bazuar në shkronjën “c” të nenit 62 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar.

“Fakti juridik i pamundësisë së paraqitjes në detyrë është publik dhe i padiskutueshëm për nga vërtetësia”, përmbyllet në dokumentin e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×