“Tirana është shtëpia jonë, të zgjedhim ndryshimin”, Florjan Binaj: Dy rrugë përballë, korrupsioni dhe betoni ose njerëzit e ndershëm

Florjan Binaj, kandidati i mbështetur nga opozita për kryetar të Bashkisë së Tiranës, ka shprehur një mesazh për qytetarët përmes rrjeteve sociale, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme për kryeqytetin.

“Mundësia për t’iu shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime,” shkruan Binaj, duke e përshkruar Tiranën jo thjesht si një qytet ku jetojmë, por si një shtëpi që do t’ia lëmë fëmijëve tanë.

Ai u bën thirrje qytetarëve që gjatë votimeve të reflektojnë për të ardhmen dhe të zgjedhin rrugën e ndryshimit larg korrupsionit, betonizimit dhe patronazhistëve.

“Kemi dy rrugë përballë: korrupsionin dhe betonin, ose ndryshimin me njerëz të ndershëm dhe profesionistë,” theksoi ai.

Binaj i fton qytetarët të bashkohen me të në këtë rrugë ndryshimi, duke besuar se së bashku mund ta transformojnë Tiranën në një qytet më të mirë për të gjithë.

“Ju ftoj të bëhemi bashkë për ndryshimin. Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën,” përfundon mesazhin e tij.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×