“Vetë mazhoranca nuk e lejon presidentin të japë fjalimin e tij, i kanë hequr dekoratat”, Lita: Pse I intereson PD të bëjë kauzë…

Analisti Lavdrim Lita ka deklaruar në Log se mazhoranca i ka hequr shumë kompetenca mes të cilave, fjalimin në Kuvend dhe dekoratat.

“Ka kërkuar të shkojë në parlament në çdo fillim sesion. Nuk është lejuar si nga Spiropali dhe Peleshi. Lexohet me shkrim fjalimi i tij aty si një gjë normale. Vetë mazhoranca nuk e lejon presidentin të vijë të mbajë fjalimin. Ka ruajtur kompetencat për FA. Dhe rasti tjetër, i heqjes së dekoratave. Presidenca nuk ka medalje”, u shpreh analisti.

Duke folur për kërkesën e PD e cila kërkon shkarkimin e Begajt për 7 shkeljet ligjore, Lita akuzoi PD se akoma nuk i ka kërkuar kryetarit të PD-së Berishës dorëheqje për mosrespektimin e kushtetutës të PD për humbjen e zgjedhjeve.

“E bën për të fshehur një gjë që nuk fshihet se një person duhet të largohet. I kanë bërë presion kryeministrisë, ministrave dhe mendojnë se do ngremë këtë kauzë. Kjo kauzë është tejkaluar tashmë”, tha Lita.

Lavdrim Lita: Latinët për të zbuluar një ngjarje thonin kujt i intereson. Pse PD i intereson të bëjë  kazus shkarkimin e Begaj, pasi ka kërkuar shkarkimin e Ramës, Niko Peleshit, Albana Koçiut. Akoma nuk i ka kërkuar kryetarit të PD-së Berishës për mosrespektimin e kushtetutës të PD për humbjen e zgjedhjeve. Për të fshehur një gjë që nuk fshihet se një person duhet të largohet. I kanë bërë presion kryeministrisë, ministrave dhe mendojnë se do ngremë këtë kauzë. Kjo kauzë është tejkaluar tashmë.

Tek Begaj nuk është se ka kërkuar që disa tema të shfaqin në publike. Ka kërkuar të shkojë në parlament në çdo fillim sesion. Nuk është lejuar si nga Spiropali dhe Peleshi. Lexohet me shkrim fjalimi i tij aty si një gjë normale. Vetë mazhoranca nuk e lejon presidentin të vijë të mbajë fjalimin. Ka ruajtur kompetencat për FA. Dhe rasti tjetër, i heqjes së dekoratave. Presidenca nuk ka medalje.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×