VIDEO/ 25-vjeçari qëllohet me armë zjarri te parkingu i Megatek, pamjet nga vendi i ngjarjes

Një 25-vjeçar u qëllua me armë zjarri mesditën e kësaj të enjte në ambientet e parkingut të Megatek, pranë mbikalimit të Rinasit.

dhe News24 sigurojnë pamjet e para nga vendi ku ndodhi plagosja. Në pamje duket se ngjarja ka ndodhur brenda perimetrit të qendrës tregtare, në hapësirën ku parkohen automjetet e klientëve.

I plagosur ka mbetur Fabjo Arifaj, rreth 25 vjeç. Ai është qëlluar me një plumb në këmbë. Ai është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I lënduar, por me sende të forta ka mbetur edhe Grisjan Latifajn, 22 vjeç, shok me të plagosurin.

Sherri mes të dyve mësohet se ka nisur që në Domje dhe ka vijuar deri në parkingun e qendrës tregtare, Megatek ku edhe pati të shtëna me armë zjarri.

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×