Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së premtes në një hotel në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Policia njofton se incidenti ka ndodhur rreth orës 20:50, ku dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr në katin e parë të një hoteli.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
BalkanWeb