FOTO/ Protesta për UÇK në Tiranë bën bashkë PDK e LDK, por jo Vetëvendosjen. Pse mungoi Rama dhe Berisha…

Protesta e sotme mbarëshqiptare që u organizua në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së bëri bashkë përfaqësues të opozitës së Kosovës, PDK e LDK, por nuk arriti të bashkojë në një qëllim Vetëvendosjen dhe Tiranën zyrtare.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, kryetari i porsazgjedhur i komunës së Prishtinës Përparim Rama i LDK-së, deputetja e PDK Ganimete Musliu, Ramiz Lladrovci, kryetar i porsazgjedhur i komunës së Drenasit, ishin të pranishëm në tubimin madhështor, ndërsa nuk munguan dhe politikanë të majtë e të djathtë, këta të fundit “thyen” dhe urdhrin e bojkotit sic ishte deputeti Bujar Leskaj.

Ndërsa deputetët socialistë u shprehën se do të jenë të pranishëm në protestën për UÇK  jo si politikanë, por si qytetarë.

Nga ana e mazhorancës, mes liderve kosovarë u shfaq dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kandidatja e PS për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme vendore, Ogerta Manastirliu, ish-deputeti Denis Deliu dhe kryetari i bashkisë së Lezhë Pjerin Ndreu.

Në seancën e së enjtes, Kuvendi u përfshi në debate e akuza mes  deputetëve të PD dhe PS për kërkesën e PD për mocion me debat mbi njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se Shqipëria duhet të kishte miratuar menjëherë rezolutën e Kosovës për njohjen e gjenocidit serb.

Berisha akuzoi Ramën se protesta e së premtes në Tiranës për UÇK ka nuanca kundër qeverisë së Kosovës, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se Rama nuk do të marrë pjesë në protestën për UÇK pasi nuk dëshiron ta politizojë.

 

 

 

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×