Kaosi dje në Kuvend, PS votoi e vetme dhe pa debat ligjin për mbetjet. Opozita u vetëpërjashtua nga vendimmarrja?

Në një seancë të tensionuar që u shoqërua me tension, Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Opozita, që e kishte kundërshtuar më herët nismën, e ktheu seancën në arenë proteste, në vend që të mbizotëronin argumentet. Sjellje që i la fushë të lirë socialistëve të votojnë ligjin.

Çfarë ndodhi në Kuvend

Në një seancë që nisi me tension dhe përfundoi me zhurmë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi vetëm me votat e mazhorancës ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Opozita, e cila e kishte kundërshtuar fort këtë nismë më herët në një mbledhje të pak ditëve më parë në Komisionin parlamentar të Ligjeve, e ktheu seancën në arenë proteste, por jo në një betejë politike me efekt real.

Në vend të debatit, zhurmat dhe pasthirrmat zunë vendin e argumenteve, ndërsa momenti i votimit i gjeti shumicën e deputetëve të opozitës jashtë procesit të votimit, në vend që të ngrinin kartonat e kuq për ta kundërshtuar këtë projektligj. Kundër votuan vetëm 9 deputetë, Bujar Leskaj, Manjola Luku, Ramadan Likaj, Bledion Nallbati, Gent Strazimiri, Flamur Hoxha, Isuf Çelaj dhe Ariaj Ndoja.

Rezultati: një ligj i rëndësishëm, i kaluar pa asnjë diskutim apo prezantim të amendamenteve nga opozita, në një Kuvend që më shumë se ndarjen e mendimeve, tregoi mangësitë e funksionimit.

Një ditë pas seancës, demokrati Belind Këlliçi fajin për mungesën e debatit parlamentar mbi ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve ia faturoi mazhorancës socialiste.

Qeveria e konsideron ligjin si një hap përpara drejt standardeve europiane, duke pretenduar menaxhim modern të mbetjeve urbane.

Megjithatë, mënyra si opozita e administroi situatën, la përshtypjen e një vetëpërjashtimi nga vendimmarrja.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×