Deputeti i PD, Belind Këlliçi, theksoi se kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka marrë urdhër politik nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, për të ndërprerë tre seancat e fundit parlamentare.
Këlliçi tha se deputetët e opozitës ishin përgatitur për të folur në këto seanca për problemet e qytetarëve
“Në këto tre seanca Niko Pelelshi ka marrë urdhrin politik nga Taulant Balla, për ti ndërpre seanca për të mos i dhënë mundësi deputetëve të PD për të folur për problemet e qytetarëve.
Mos harroni në seancën e parë në të cilën diskutohej programi i qeverisë. Ajo seancë e turpshëm dhe e më e paprecedentë u ndërpre në 34 vite parlamentarizëm u ndërpre në mënyrë të njëanshme. Duke i ndërprerë të drejtën qytetarëve të dëgjonin qoftë programin qeverisë për 4 vite, qoftë qëndrimin e deputetëve të opozitës të PD.
Për programin e paraqitur. Në seancën e dytë ndodhi i njëjti i skenar i mundësuar nga PS, për të pamundësuar deputetë e opozitës për të folur për çështjet kryesore, për të folur për problemet më të forta si rrënimi i sistemit të drejtësisë.
I njëjti skenar për të parandaluar ka ndodhur ditën e djeshme sa po u bë gati të diskutohej ligji i mbetjeve. Ku rikthen atë të maxhorancës. Dhe në kohë nuk i jep mundësinë qytetarëve shqiptarë.”, tha Këlliçi.
BalkanWeb