Pauza e kombëtareve e pafat për Milan-in, kuqezinjtë humbasin Rabiot dhe Pulisiç për shkak dëmtimi

Pauza për ndeshjet e kombëtareve ka sjellë jo pak telashe për Milanin, që në sfidën e radhës ndaj Fiorentinës mund të zbresë në fushë pa disa nga titullarët kryesorë.

Lajmi më shqetësues vjen nga Adrien Rabiot. Mesfushori francez ka pësuar një dëmtim në pulpën e majtë gjatë grumbullimit me kombëtaren dhe ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar një dëmtim muskulor. Ai pritet të mungojë për rreth një muaj, me një tjetër kontroll të parashikuar pas 10 ditësh.

Në dyshim është edhe Christian Pulisic. Amerikani u ndal për shkak të një problemi në kofshën e djathtë gjatë miqësores mes SHBA-së dhe Australisë. Ai do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore sapo të rikthehet nga Amerika, por edhe për të flitet për një mungesë të mundshme prej katër javësh. Kritikat nuk kanë munguar për trajnerin Mauricio Pochettino, që e aktivizoi lojtarin edhe pse kishte probleme të mëparshme në kyçin e këmbës.

Në këtë situatë, një rreze shprese vjen nga Alexis Saelemaekers. Belgu duket se ka lënë pas problemet muskulore dhe është rikthyer në stërvitje me grupin. Ai mund të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Fiorentinës, ndoshta jo si titullar, por gjithsesi pjesë e skuadrës.

Ndërkohë, në dilemë mbetet edhe Pervis Estupiñán, i cili vijon terapitë për kyçin e këmbës së majtë dhe ka nisur punën individuale në fushë. Ai shpreson të rikthehet së shpejti.

Për Milanin, një situatë jo e lehtë, që vjen në një moment delikat të sezonit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×