Protesta për UÇK në Tiranë/ Toska: E njëjtë si reforma në drejtësi, Gjykata Speciale u krijuar për të hequr nga politika në Kosovë ata që luftuan ndaj Serbisë

Gazetari, Almer Toska, në një intervistë në Neës 24, theksoi se Gjykata Speciale në Kosovë u krijua për të eleminuar nga skena politike luftëtarët e UÇK.

Ai tha se Gjykata Speciale është e njëjta gjë si reforma në drejtësi në Shqipëri.

“Është një protestë e drejtë e të gjithë qytetarëve që duan dinjitet për luftën e UCK të drejtë. Sepse ata që kërkonin vetëm drejtësi që dhe Pavarësi e cila ishte aneksuar padrejtësht nga historia.

Lufta e Kosovës është fitimtare dhe duhet mbështetur në çdo moment për ata që e duan Shqipërinë. Patriotët e vërtetë janë me UCK janë me luftën e Kosovës. E cila sot krerët e saj i ka pdrejtësisht në burg.

Gjykata Speciale u krijua që këta luftëtarë, të cilët dhanë gjithçka për luftën të largoheshin nga politika, siç ishte reforma në drejtësi këtu. Pra Hashim Thaçi Kadri Veseli janë aty sepse Gjykata Speciale është duke i bërë qejfin Serbisë, neve edhe pse ishim në anën e drejtë të Kosovës po bëjmë gjithçka minimaliste për ju.” tha Toska.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×