Gazetari, Almer Toska i ftuar në programin e drekës në News24 me Ola Bruko, theksoi se Gjykata Speciale në Kosovë u krijua për të eleminuar nga skena politike luftëtarët e UÇK.
Ai tha se Gjykata Speciale është e njëjta gjë si Reforma në Drejtësi në Shqipëri dhe qëllimi i Speciales, shtoi ai – ishte të largonte nga skena politike në Kosovë luftëtarët e pavarësisë.
“Është një protestë e drejtë e të gjithë qytetarëve që duan dinjitet për luftën e UCK të drejtë. Sepse ata që kërkonin vetëm drejtësi që dhe Pavarësi e cila ishte aneksuar padrejtësht nga historia.
Lufta e Kosovës është fitimtare dhe duhet mbështetur në çdo moment për ata që e duan Shqipërinë. Patriotët e vërtetë janë me UCK janë me luftën e Kosovës. E cila sot krerët e saj i ka pdrejtësisht në burg.
Gjykata Speciale u krijua që këta luftëtarë, të cilët dhanë gjithçka për luftën të largoheshin nga politika, siç ishte reforma në drejtësi këtu. Pra Hashim Thaçi Kadri Veseli janë aty sepse Gjykata Speciale është duke i bërë qejfin Serbisë, neve edhe pse ishim në anën e drejtë të Kosovës po bëjmë gjithçka minimaliste për ju”, tha Toska.
BalkanWeb