“PS po përpiqet të shmangë debatin për Onkologjikun”/ Blushi: Balla na ofroi marrëveshje okulte, e refuzuam

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Ted Blushi, tha se kundërshtoi propozimin e kreut të grupit parlamentar Taulant Balla, që sipas tij është një kurth për të shmangur debatin.
Blushi theksoi se riformulimi i një nocioni për debat është një kurth i Taulant Ballës për të shmangur debatin si për skandalin e Onkologjikut, aferat MçGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit.

“Kundërshtova kurthi i Ballës për riformulimin e një nocioni për debat. Dhe që lidhet me skandalin që e shoqëron trajtimin për një çështje që ka tronditur mbarë opinionin publik dhe që trajton mënyrë se si qytetarët me kancer dhe faktin që prej vitesh ilaçet mungojnë në spitalin Onkologik. Kjo përpjekjet për shmangur debatin.
Nëse ka një person sot përgjegjës për skandalin në Onkologjik ajo është Ogerta Manastirlliu, kandidatja e Rilindjes për Bashkinë e Tiranës.

U refuzua propozimi i të gjitha grupeve parlamentare të opozitës të lidhura me hetimin për një nga aferat të ndërkombëtarizuar nga Edi Rama, të ish drejtuesit të lartë ë FBI-së Charls MccGonigal, një aferë e cila për fat të keq po bllokohet për shkak se institucionet me ndjekje penale me vendosjen e drejtësisë në vend është kapur për fyti nga Rama dhe i referohem SPAK-ut.

Është për të ardhur keq përpjekja kriminale për të mbuluar nëpërmjet marrëveshjeve farsën elektorale duke u fshehur gjojan pas riformulimin për kërkesën e opozitën. PD dhe PL është e vendosur që këto kërkesa të mos ndryshojnë sepse lidhen drejtpërdrejt sepse lidhet me të drejtat më bazike.

Por mbi të gjitha hetimi njëherë e përgjithmonë të aferave mostruoze siç është rasti i MccGonigal, dhe siç është ai i hetimit i atij terrori elektoral që ndodhi në 11 maj. Dhe që ka prodhuar atë parlament që nuk reflekton vullnetin e qytetarëve por vetëm interesat kriminale dhe mafioze të.

Një tjetër skandal kam mësuar sot se që drejtues i radio televizionit shqiptar publik është njëherazi edhe këshilltar i Kryetarit të parlamentit.”, tha Blushi.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×