“Raportet Rama-Kurti janë në pikën zero”, Abilekaj: Ja pse erdhi “krisja” mes dy liderëve shqiptarë

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, komentoi ashpërsimin e marrëdhënieve mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se raporti mes dy liderëve ka arritur në pikën “zero”.

Sipas Abilekajt, përplasja mes Ramës dhe Kurtit ka nisur që herët, por është thelluar për shkak të qasjeve të ndryshme politike dhe strategjike ndaj rajonit. Ai deklaroi se Rama ka zgjedhur të bashkëpunojë ngushtë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, duke marrë mbi supe rolin e liderit rajonal që synon ndarjen e influencës në Ballkan mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Rama ka marrë përsipër që me Vuçiç të luajnë rolin e liderëve ballkanikë, duke ndarë Ballkanin mes shqiptarëve dhe serbëve. Ata menduan se mund të zgjasin pushtetin e tyre përmes kësaj loje të stabilitetit pa demokraci, duke aneksuar Shqipëria rolin që historikisht i takon Kosovës në rajon,” u shpreh Abilekaj.

Ai theksoi se qëndrimi i prerë i Albin Kurtit ndaj kësaj logjike ka sjellë përçarje mes Prishtinës dhe Tiranës, duke e ftohur ndjeshëm bashkëpunimin mes dy qeverive.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×