Edhe sot, pavarësisht motit me shi, minatorët e minierës së bakrit në Spaç janë grumbulluar që në orën 6 të mëngjesit në sheshin përpara minierës, ku vazhdojnë protestën e tyre.
Dje, punëdhënësi ka shpërndarë në grupet e komunikimit letra për largim të menjëhershëm nga puna, çka ka shkaktuar edhe më shumë pakënaqësi. Kjo ka bërë që sot të solidarizohen me minatorët edhe punëtorë të tjerë shqiptarë, përfshirë dhe pjesë të administratës.
Komisioni i grevës ka publikuar dje një dokument me 10 pika, ku renditen kërkesat që duhet të plotësohen për ndërprerjen e protestës. Aktualisht janë 78 minatorë të nëntokës që kërkojnë dialog, por sipas tyre, punëdhënësi po vazhdon me forma presioni e kërcënimi, madje edhe me përfshirjen e policisë.
BalkanWeb