“S’kam si t’i them gruas që do luftoj në Kosovë”, ish-koloneli Goxhaj zbulon si u bashkua me UÇK-në: Më gjetën një pasaportë dhe…

Ish-koloneli Dilaver Goxhaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka dhënë një rrëfim të hapur për mënyrën si u përfshi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për pengesat personale që përballoi për t’u bashkuar me luftën.

Goxhaj tregoi se nuk ishte një vendim i thjeshtë dhe se për të ishte e vështirë t’ua shpjegonte familjarëve arsyet e nisjes. “Mua më thanë që të shkoj në luftë në Kosovë, duke më thënë se kur kam shkruar aq shumë për luftën u ksha krijuar përshtypjen si idealist. U thashë nuk kam si t’i them gruas e fëmijëve do iki në luftë. Cila grua e lë burrin të shkojë në luftë?”, u shpreh ai gjatë intervistës.

Sipas rrëfimit të tij, për ta bindur gruan përdori një pretekst: i thanë se do ta dërgonin në Zvicër me pasaportë për shkak të punës si shkrimtar në gazetë.

“U thashë mund të më siguroni një pasaportë që unë të vij në Zvicër dhe t’i them gruas do iki me detyrë në gazetë që të shkruaj atje dhe gruaja e besoi këtë. Ata ma gjetën pasaportën dhe e bënë për 2-3 javë dhe u detyrova të pranoj. Ika bashkë me ta në Kosovë,” rrëfeu Goxhaj.

Ai kujtoi gjithashtu momentin kur kërkoi një pseudonim pas botimit të një shkrimi në janar të vitit 1999. “Kur unë shkruajta shkrimin në janarin e vitit 1999, më thanë nëse vjen do marrësh pseudonim. Unë i thashë kryeredaktorit kur çova shkrimin në gazetë, më duhet pseudonim. I thashë jam nga Golemi i Gjirokastrës e më pyeti për prejardhjen dhe më tha do më lësh mua ta zgjedh pseudonimin. Kur doli shkrimi të nesërmen, e vuri Shpëtim Golemi. Kur e pyeta pse, më tha sepse do na shpëtosh,” tha ai, duke sqaruar motivet pas zgjedhjes së emrit të luftës.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×