“UÇK nuk ishte ushtri guerrilase”, koloneli zbulon çfarë i tha komandanti i NATO-s Ëesly Clark pas fundit të luftës

Një nga drejtuesit e shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Dilaver Goxhaj i ftuar në “Kjo Javë” ka kujtuar momentin më historic të luftës në Kosovë, ndërhyrjen e forcave të NATO-s.

Goxhaj tha se ka qenë ai që ka komunikuar me kryetarin e vëzhguesve ndërkombëtarë i cili u përzu nga Kosova prej Millosheviçit.

“Në datën 23 në orën 4 na bie telefoni dhe na merr shefi i shërbimit informativ i prefekturës së Kukësit, atje kishin shkuar disa oficerë amerikanë.

Na thonë se do ju marrin në telefon. Në këtë kohë na merr Hashimi nga Brukseli dhe na thotë se sonte NATO do të nisë luftën me aviacion”, kujton Goxhaj.

Më tej ai vijon me kujtimet duke rrëfyer se si u bë koordinimi me forcat e NATO-s që sulmuan ushtrinë serbe.

Si një nga personat që kishte njohuri në anglisht por dhe ushtarak, Dilaver Goxhaj tregoi se u caktua nga shtabi të ishte coordinator me NATO-n për sulmet që do të kryente.

Ky bashkëpunim shkoi shkëlqyeshëm dhe kjo u tregua përmes një letre mirënjohjeje që komandanti i forcave të NATO-s Ëesly Clark i dërgoi shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Dilaver Goxhaj: Në datën 23 në orën 4 na bie telefoni dhe na merr shefi i Shërbimit Informativ i Prefekturës së Kukësit, atje kishin shkuar disa oficerë amerikanë. Na thonë se do ju marrin në telefon. Në këtë kohë na merr Hasjhimi nga Brukseli dhe na thotë se sonte NATO do të nisë luftën me aviacion. Na merr Ramë Guca dhe na thotë porositë e amerikanëe. Kryetari i vëzhguesve ndërkombëtarë që u përzu nga Milloshevici.

Fola me të dhe më dha udhëzimi që sonte do të fillojë bombardimi dhe na dha porosi. Do veprojmë me radhë, kur ta ketë radhën aviacioni turk, francez, do ju lajmërojmë 5 minuta.

Do ti largoni forcat tuaja jo më larg se 2 mijë metra larg.

Ky është momenti që do të fillonin marrëdhëniet me SHBA.

I kam bërë 3 letra Wesly Klark. Në fillim NATO i goditën në Serbi, dhe depot e tyre në Kosovë, dhe ata reagonin.

Në qershor kur mbaroi lufta, Wesly Klark na ka shprehur mirënjohje. Këtë lëndë e kisha dhënë mësim bashkëveprimi mes aviacionit dhe forcave tokësore. Ishte bashkëveprimi më i mirë në 50 vjet.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×