Vetëm pak ditë para hapjes së dyqaneve të para të Flying Tiger Copenhagen në rajon, CEO Silvio Qyqja ndan detajet

Vetëm pak ditë para hapjes së dyqaneve të para të Flying Tiger Copenhagen në Ballkanin Perëndimor, rritet entuzuazmi për atë që pritet të shënojë një kapitull të ri në tregtinë me pakicë në rajon.

Dyqanet e para do të hapen më 22 Tetor në East Gate Mall, Shkup, pasuar nga 24 Tetor në TEG, Tiranë, dhe 6 Nëntor në Prishtinë. Gjatë katër viteve të ardhshme, partneriteti strategjik me Grupin BALFIN do të sjellë hapjen e 50 dyqaneve në pesë vende, duke krijuar rreth 400 vende të reja pune dhe duke vendosur standarde të reja në përvojën e tregtisë me pakicë në rajon.

Në një intervistë vetëm pak ditë para hapjes së dyqaneve të para, CEO Silvio Qyqja ndan detaje mbi prezantimin e Flying Tiger Copenhagen në Ballkanin Perëndimor.

Çfarë mund të presin vizitorët në dyqanet e para në Shkup dhe Tiranë?
Vizitorët do të gjejnë një përvojë krejt ndryshe nga ajo që janë mësuar. Dyqanet tona nuk janë vetëm vende për të blerë produkte, por hapësira ku njerëzit mund të zbulojnë, të surprizohen dhe të argëtohen. Përveç artikujve të përditshëm, klientët do të gjejnë produkte të reja çdo muaj, duke e bërë çdo vizitë ndryshe nga tjetra dhe gjithmonë të pasur me ide kreative dhe funksionale. Nga aksesorët praktikë për shtëpinë, te lodrat krijuese dhe dekorimet festive, gjithçka është menduar për të sjellë buzëqeshje dhe për të krijuar momente të vogla gëzimi.

Pse u zgjodhën East Gate Mall dhe TEG si lokacionet e para?
East Gate Mall dhe TEG janë dy prej qendrave më të rëndësishme tregtare në rajon, me frekuentim të lartë dhe pozicion strategjik. Zgjedhja e tyre ishte e natyrshme, pasi ato përfaqësojnë destinacione kyçe për konsumatorët dhe ofrojnë ekspozimin më të mirë për prezantimin e brandit.

A ka ndonjë dyqan që mund të konsiderohet “flagship”?
Në këtë fazë të parë, çdo dyqan është shumë i rëndësishëm për ne. Megjithatë, TEG në Shqipëri dhe East Gate Mall në Maqedoninë e Veriut mund të konsiderohen pika strategjike, pasi do të shërbejnë si modele reference për hapjet e ardhshme në rajon.

Çfarë e veçon Flying Tiger Copenhagen nga markat e tjera në treg?
Flying Tiger Copenhagen ofron një përzierje unike mes dizajnit skandinav, funksionalitetit dhe çmimeve të përballueshme, duke sjellë çdo muaj koleksione të reja për fëmijë, të rinj dhe të rritur. Nuk është thjesht një dyqan ku blen, por një vend ku zbulon diçka të re, bën dhurata dhe ndan momente gëzimi me miqtë dhe familjen. Ky dimension emocional është i pazëvendësueshëm.

Si do të duken dyqanet nga brenda?
Dyqanet janë konceptuar si hapësira të hapura dhe të ndriçuara mirë, me mobilie druri, mure të bardha dhe ndriçim të ngrohtë që reflekton thjeshtësinë skandinave. Struktura e brendshme është e organizuar në mënyrë intuitive, duke ftuar klientët të eksplorojnë koleksionet tona në çdo hap. Kështu, çdo vizitë është më shumë se blerje, është një përvojë që sjell surpriza dhe frymëzim.

Si përcillet filozofia “a richer life doesn’t cost a fortune”?
Kjo filozofi shprehet përmes produkteve tona: ide të thjeshta, kreative dhe funksionale që pasurojnë jetën e përditshme pa kosto të lartë. Çdo artikull është menduar për të sjellë vlerë dhe kënaqësi, duke i bërë momentet e vogla më të veçanta.

Si po ecën bashkëpunimi me ekipin danez?
Bashkëpunimi është shumë i ngushtë dhe i strukturuar. Ekipi danez sjell përvojën ndërkombëtare, dizajnin dhe standardet e brandit, ndërsa ne kontribuojmë me njohjen e tregut lokal. Ky kombinim siguron një zbatim të suksesshëm të konceptit global, duke respektuar specifikat e rajonit.

Cilat kanë qenë sfidat dhe sukseset deri tani?
Sfida kryesore ka qenë koordinimi i hapjeve të shumta në një periudhë të shkurtër kohe, duke respektuar standardet ndërkombëtare dhe afatet ambicioze. Nga ana tjetër, suksesi më i madh është ndërtimi i një partneriteti funksional mes Grupit BALFIN dhe Flying Tiger Copenhagen, i cili po jep rezultate konkrete dhe të prekshme.

Sa vende pune do të hapen dhe cilat janë mundësitë për punonjësit lokalë?
Vetëm dyqanet e para kanë hapur dhjetëra vende pune, ndërsa në katër vitet e ardhshme pritet të krijohen rreth 400 pozicione në të gjithë rajonin. Ky është një investim i drejtpërdrejtë në komunitetet lokale, duke hapur mundësi për zhvillim profesional dhe përfshirje në një brand me standarde ndërkombëtare.

Si përgatitet stafi për të ruajtur standardet e brandit?
Stafi kalon në programe trajnimi të strukturuara që mbulojnë jo vetëm aspektet teknike, por edhe kulturën e brandit. Qëllimi ynë është që çdo punonjës të përcjellë pozitivitet dhe kujdes ndaj klientit, duke bërë përvojën e blerjes sa më të këndshme dhe të qëndrueshme.

Si do të ndikojë Flying Tiger Copenhagen në tregun e Ballkanit Perëndimor?
Flying Tiger Copenhagen sjell një dimension të ri në tregun e retail-it: një përvojë që bashkon argëtimin me blerjen, risinë e vazhdueshme me çmimet e përballueshme dhe dizajnin skandinav. Ky kombinim do të vendosë standarde të reja dhe do të rrisë konkurencën në treg.

Çfarë ju emocionon më shumë në këtë proces?
Më emocionon fakti që për herë të parë konsumatorët e rajonit do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër konceptin Flying Tiger Copenhagen. Ky është një hap i madh jo vetëm për brandin, por edhe për mënyrën se si konceptohet përvoja e blerjes në Ballkanin Perëndimor.

Cili është vizioni për katër vitet e ardhshme?
Vizioni është i qartë: 50 dyqane në rajon, me një prani të fortë në çdo kryeqytet dhe qendër të rëndësishme. Por më shumë se numra, vizioni ynë është të krijojmë një komunitet klientësh që e ndjejnë Flying Tiger Copenhagen si pjesë të përditshmërisë së tyre, një brand që i bën jetët e tyre më të pasura, më kreative dhe më të gëzuara.

Ky hap tregon angazhimin e Grupit BALFIN për të sjellë markat e njohura ndërkombëtarisht në rajon, duke krijuar përvoja moderne dhe tërheqëse në tregtinë me pakicë, ndërkohë që ofron mundësi ekonomike dhe profesionale për komunitetet lokale. Partneriteti me Flying Tiger Copenhagen reflekton strategjinë më të gjerë të BALFIN për rritje të qëndrueshme, inovacion të fokusuar tek konsumatori dhe lidership në formimin e peizazhit të retail- it në Ballkanin Perëndimor.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×