Zbardhet plagosja te parkingu i “Megatek”/ Një në pranga, autori ende në kërkim. Në automjetin me të cilin u larguan u gjet…(EMRAT)

Zbardhet plagosja e djeshme në parkimin e qendrës tregtare “Megatek”.

Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Mësohet se në pranga është vënë Josif Mena pronari i makinës me të cilën u larguan autorët, ndërsa në kërkim vijon të jetë personi që qëlloi me armë.

Në mjetin e autorëve u gjet një gëzhojë, ndërsa në banesën e njërit prej tyre u gjet arma e zjarrit.

Sipas të dhënave dhe dëshmive të marra, sherri mes të rinjve ishte i çastit dhe motive banale.

Nga të shtënat mbeti i plagosur në këmbë Fabjo Arifaj dhe u dëmtua me sende të forta shoku i toj Grisjan Latifaj.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×