I projektuar si një grup “ferri”, por ekipi i Franco Fodës po vë në jetë një mrekulli të vërtetë, janë shumë pranë sigurimit të fazës “play-off”, një objektiv që në fillim dukej jashtëzakonisht shumë i vështirë në një kohë kur goglat i vendosën në një grup me përfaqësuese si Zvicra, Suedia dhe Sllovenia. Pas 4 ndeshjeve, Kosova e sheh veten në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve, plus 4 në raport me Slloveninë, ndjekësin e tyre më të afërt.
Në dy sfidat e fundit, “dardanëve” i mjafton vetëm një pikë për të blinduar vendin e dytë. Një meritë të padiskutuar në këtë ecuri të Kosovës ka edhe trajneri Franco Foda. Tekniku gjerman numëron 17 ndeshje në krye të përfaqësueses së Kosovës me një mesatare prej 2 pikësh për ndeshje.
Prej kohësh po diskutohej një rinovim i i mundshëm i kontratës, por tashmë është zyrtare. Me anë të një deklarate për mediat, Federata e Futbollit e Kosvës njoftoi rinovimin e kontratës me Fodën edhe për dy vite të tjera. “Foda do të jetë në krye të dardanëve deri në fund të 2027, me opsion rinovimi në rast kualifikimi për në “Euro2028”, lexohet ndër të tjera në njoftimin e Federatës së Futbollit në Kosovë.
()
BalkanWeb