Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha ishte sot i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, ku foli mbi “akullin” mes qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare, që sipas tij e ka themelin në Tiranë.
Hoxha u shpreh se sa i përket përplasjeve mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe homologut të Kosovës Albin Kurti, çka janë bërë më të forta ditët e fundit me deklaratat për organizimin e protestës në mbështetje të krerëve të UÇK në Tiranë, duhet një koordinim mes dy qeverive.
“Përplasja ka një historik. Duhet punuar në mënyrë të koordinuar mes dy qeverive por kjo nuk po ndodh sepse u ndërpre. Por kush e ndërpreu? Nga një anë thuhet ka ndodhur diçka, pastaj autori thuhet të mos përmendet, pra kur vjen puna tek emri i përveçëm. Dëmi mbahet i vlefshëm dhe akuzohet ai që është në qeveri në Kosovë. Duhet koordinim maksimal. Shqipëria ka luksin të krijojë institute, të bëjë rezoluta kundër gjenocidit. A do ta themelojë dikush një gjendje t’i kundërvihesh një gjykate? Krijo atmosferën për këtë punë. Nuk thuhet bërtisni ju dhe protestoni, un vijoj punën time. E di sa e ndihmon Kosovën një rezolutë?”, tha ai.
BalkanWeb