Bilanci i përballjeve, Egnatia vjen si favorite përballë Dinamos

Bilanci i përballjeve të fundit mes Egnatias dhe Dinamos flet qartë në favor të skuadrës rrogozhinase.

Në 12 ndeshjet e fundit në Superiore, që nga momenti kur Egnatia dhe Dinamo u ngjitën në elitë, kampionët kanë regjistruar 6 fitore, 5 barazime dhe vetëm 1 humbje ndaj bluve të kryeqytetit. Ky raport tregon qartë epërsinë e ekipit të Edlir Tetovës në përballjet direkte, si dhe stabilitetin që skuadra ka arritur në këto sezone.

Megjithatë, në kujtesën e rrogozhinasve mbetet ende e freskët finalja e Kupës së Shqipërisë e edicionit të kaluar, ku Dinamo triumfoi pas gjuajtjeve të penalltive. Ajo humbje i mohoi Egnatias një tjetër trofe historik, duke i dhënë sfidës së radhës një domethënie të veçantë në aspektin sportiv.

Për këtë arsye, takimi i radhës është i pari që nga ajo mbrëmje dhe ka më shumë se vlera thjesht për tri pikë. Egnatia kërkon të konfirmojë epërsinë e saj në kampionat dhe të rikthejë “borxhin” ndaj Dinamos.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×