23-vjeçari shqiptar, Hekuran Cumani, u gjet i vdekur në parkingun e Departamentit të Matematikës në Universitetin e Peruxhias në Itali. Autoritetet u vunë në alarm në orën 4 të mëngjesit.
Por kur, mbërritën ekipet e emergjencës, nuk kishte asgjë më shumë që mund të bënin për të riun.
Sipas burimeve, sulmi u krye me thikë. Një plagë e thellë ishte e dukshme në trup, pranë gjoksit, e cila rezultoi fatale. Disa të rinj të pranishëm raportuan një sherr me një grup tjetër të rinjsh, të cilët ikën menjëherë pas goditjes me thikë.
Grindja shpërtheu për çështje të parëndësishme (nuk është e qartë nëse kishte ndodhur tashmë brenda klubit aty pranë 100Dieci) dhe u përshkallëzua në tragjedi. Policia italiane mbërriti në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të marrë dëshmi nga dëshmitarët okularë.
Shërbimet e urgjencës mjekësore ishin gjithashtu të pranishme, por arritën vetëm të konfirmonin vdekjen e 23-vjeçarit. Autoritetet lokale po mbledhin prova nga vendingjarja, për të zbardhuar të gjithë këtë krim.
BalkanWeb