Dinamo për rekord, asnjë skuadër nuk ka marrë më shumë kartonë të kuq

Dinamo ka qenë skuadra më e ndëshkuar me kartonë të kuq në këtë sezon, pavarësisht se kanë kaluar vetëm 6 javë kampionat.

Të besuarit e Dajës, e kanë lënë skuadrën 3 herë me 10 futbollistë, por vetëm 1 herë në inferioritet numerik pasi në dy rastet e tjera janë ndëshkuar edhe kundërshtarët.

KARTONTËT E KUQ- Dinamo e nisi sezonin mjaft mirë duke mundur Vllazninë në javën e parë, por ndaj Elbasanit në javën e dytë, u mundën. Sikur të mos mjaftonte vetëm humbja, kryeqytetasit humbën edhe shërbimet e Naser Alijit i cili u ndëshkua me karton të kuq duke humbur ndeshjen ndaj Teutës. Kundër durrsakëve, sërish Dinamo mori karton të kuq, duke shkuar kështu në dy të kuq radhazi, teksa kartonin e tretë të kuq, Dinamo e mori në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit. Në total, Dinamo numëron plot 3 kartonë të kuq në 6 javët e para të kampionatit dhe më interesant, e bën fakti se të 3 futbollistët e ndëshkuar kanë marrë direkt karton të kuq dhe jo ndëshkim me dy të verdhë.

KARTONËT PËR KUNDËRSHTARIN– Si blutë, edhe kundërshtarët e kanë vuajtur kartonin ndaj Dinamos, pasi janë 3 skuadra që e kanë provuar një ndjesi të tillë. Teuta, Bylisi dhe Flamurtari janë skuadra të ndëshkuara me të kuq ndaj Dinamos, duke e çuar në 6 numrin e të kuqve sa herë që Dinamo zbret në fushë. Në prezencën e kartonëve të kuq, Dinamo ka provuar të tria rezultatet, duke u mundur nga Elbasani, duke barazuar ndaj Bylisit si edhe ka fituar në javën e fundit ndaj Flamurtarit. Si Teuta, ashtu edhe Flamurtari janë ndëshkuar para se Dinamo të merrte të kuq, duke e lënë skuadrën e tyre me 10 lojtarë para se të ndëshkohej Dinamo për të barazuar numrin e lojtarëve.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×