Dyshohet se vrau biznesmenin italian në Salari, Kamber Sulçaj del para gjykatës

Zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Kamber Sulçajt, 48 vjeç, i vetëdorëzuar dy ditë më parë në polici si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur pak javë më parë në fshatin Salari të Tepelenës.

Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar “arrest me burg” për Sulçajn, duke argumentuar se ekziston rreziku i arratisjes dhe i prishjes së provave. Seanca po zhvillohet në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, nën masa të rrepta sigurie.

Sipas dosjes hetimore, konflikti mes Sarchit dhe Sulçajt nisi për motive të dobëta, por përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit që i mori jetën 44-vjeçarit italian.

Kamber Sulçaj u vetëdorëzua në polici më 16 tetor, i shoqëruar nga avokati i tij, pas disa javësh në arrati. Gjatë kontrolleve në zonat malore të Tepelenës, policia kishte zbuluar automjetin dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes, ndërsa në banesat e familjarëve të tij në Vlorë dhe Mesaplik u sekuestruan armë, para dhe prova të tjera materiale.

Vendimi i gjykatës për masën e sigurisë pritet të shpallet në vijim.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×