“Gjest i vonuar dhe i pa kryer”/ Kuvendi nuk miratoi rezolutën kundër gjenocidit serb, Hoxha: “Borxh” që Shqipëria ia ka kombit

“Borxh” që Shqipëria ia ka jo Kosovës, por kombit shqiptar!

Kështu e ka quajtur anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë.

I ftuar në emisioni, “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24 , Hoxha u shpreh se mos miratimi i rezolutës në seancën e së enjtes nuk është hera e parë që ndodh.

“Nuk është hera e parë që rezoluta nuk votohet në Kuvendin shqiptar. Rezoluta është një gjest i vonuar dhe i pa kryer, që Shqipëria ia ka për detyrë jo Kosovës por kombit shqiptar.
Nuk më intereson aspak se kush e kërkoi miratimin e rezolutës. Protesta ka arritjet e saj, por rezoluta është gjë tjetër”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×