“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

Trajneri i Torinos, Marco Baroni, foli në konferencë për shtyp pas fitores 1-0 ndaj Napolit.

Ai u ndal edhe te mesfushori shqiptar i ekipit nga Torino, Kristjan Asllani.

“Asllani nuk kishte luajtur tre ndeshje radhazi për tre vjet. Kjo qëndrueshmëri dhe aftësi për t’u dhënë kohë loje lojtarëve si Simeone dhe Ngonge na ka bërë të paguajmë për situata të caktuara, por gjithmonë kam pasur besim te grupi.

Na duhet punë e palodhur, përulësi dhe një qëndrim i vazhdueshëm pozitiv për të luajtur si duhet”- tha Baroni.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×