Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo deklaroi se Gjykata Speciale në Hagë është krijuar pa një objektiv të caktuar.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ai tha se padrejtësia nis kur shqiptarët vihen në të njëjtën peshore me serbët, ku sipas tij, këta të fundit janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë.
“Gjykata Speciale u krijuar si një instrument për të vënë drejtësi. Sepse ka pasur gjatë luftë eksese nga ana e shqiptarëve të Kosovës kundrejt minoriteteve, jo vetëm ndaj serbëve por edhe të tjera që në kohë konflikt dhe lufte, është e pashmangshme. Dhe për të vënë drejtësi në një lloj balance në gjykimin tim jo vetëm serbëve që kanë krye akte gjenocidi në Kosovë.
Por për të vënë drejtësi edhe për to shfaqe nga ana shqiptare që kishin kaluar normën korrekte. Ndofta kjo Gjykatë speciale kur u krijua nuk pati një përcaktim të qartë të objektivit të saj se kë do të vinte përpara drejtësisë.
Dhe shërbyer nga ana e iniciuese të komuniteti ndërkombëtar për të krijuar një balancë ndaj personave serbë, që u dënuan në gjykatën e Hagës.
Por këtu fillon padrejtësia. Sepse nuk mund të vesh në një peshore për atë që shkaktoi gjenocid në Kosovë që është përgjegjës për të gjithë ato vrasje dhe largime masive të shqiptarëve. Që dihet nuk mund ti vesh në një plan me shqiptarët që luftuan për të drejtën dhe lirinë e tyre. Kjo është e padrejtë. Dhe këtu qëndron arsyeja kryesor pse tani shqiptarët janë në të drejtën e tyre, që të protestojnë që kjo gjykatë speciale duhet të reflektojë.”, tha Milo.
BalkanWeb