Zyrtarët e Doganës në bashkëpunim me policinë kroate në pikën kufitare të Karasoviçit, parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar një shumë të madhe parash.
Gjatë kontrollit në dalje nga Kroacia, janë gjetur 702,435 euro të fshehura në makinën e një shtetasi shqiptar, raporton dogana.
Ndërkaq, shqiptari është ndaluar në dalje të vendit dhe sasi e parave rezultuan të padeklaruara nga Administrata Doganore .
Zbulimi u bë gjatë masave të shtuara të mbikëqyrjes të kryera nga oficerët e Shërbimit Kundër Kontrabandës dhe Njësive Mobile të Dubrovnikut, së bashku me oficerët e Administratës së policisë Dubrovnik-Neretva.
BalkanWeb