Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha është ndalur në përplasjen dhe retorikën e përdorur nga Albin Kurti dhe Edi Rama me njëri-tjetrin në debatin e tyre edhe në rrjetet sociale.
I ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24 ai u shpreh se dallimi I vërtetë mes Ramës dhe Kurtit është se ky I fundit është patriot, ndërsa kryeministri shqiptar me deklarata e tij po dëmton Kosovën.
“Thotë një të vërtetë, Kurti është më pasionant se ç’duhet, po thotë të vërtetën e dallimit mes tyre. Frazat e Ramës kanë ardhur progresivisht. Kemi parë fraza që thonë patriotizmi është i tepërt. Ky njeri kur tha toka e askujt dhe më pas përgënjeshtroi që e ka thënë i bën dëm vërtetë Kosovës. Nuk dua të hyj në prototipin e mendimit të tij, por si kryeministër i Shqipërisë, patriotizmin do e marrësh në formën e Kosovës, njejtë siç mund të bësh me Çamërinë. Na ka vrarë me njëtrajtëzime.
Çfarë ligjërimi kemi ne? Nuk është rakorduar ligjërimi, çfarë gjuhe të kemi. Kosova ka fajet e veta por po flasim gjithmonë për Kosovën, nuk flasim për Shqipërinë. Kurrë nuk keni dëgjuar që Kurti të flasë për gabimin e qeverisë shqiptare psh për integrimin. Jemi në kohë për përmirësime por nuk kemi besim kolektiv tek e ardhmja”, tha ai.
BalkanWeb