Nations League për vajza/ Dy ”betejat finale” kundër Qipros, trajneri Grima shpall listën me 23 lojtaret e grumbulluara

Shqipëria e vajzave do të zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Qipros, të vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League, që do të përcaktojnë nëse skuadra kuqezi do të mbetet në Ligën B apo do të zbresë në Ligën C për edicionin e ardhshëm.

Vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Armir Grima ka publikuar sot listën me lojtaret e thirrura për këto sfida vendimtare.

Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë tre portiere: Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu dhe Klesjana Spaho.

Trajneri Grima ka ftuar nëntë mbrojtëse për këto sfida: Arbenita Curraj, Alma Hilaj, Armera  Tukaj, Leonora Dedgjonaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Suzane Vuksani, Aglia Iliadhi, Sara Maliqi.

Në mesfushë: Xhesika Ndoj, Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Erjona Emerllahu, Ilarja Zarka, Mesuare Begallo, Qëndresa Krasniqi, Mimoza Hamidi.

Në sulm: Fortesa Berisha, Valentina Troka, Florentina Kuqi.

Ndeshja e parë do të luhet më 24 tetor në stadiumin ”Antonis Papadopoulos” të Larnacës në Qipro në ora 18:00 ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 28 tetor në ”Air Albania” në ora 18:00.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×