“Në Shqipëri ka punë për oligarkë, ndërtues dhe gazetarë”, Elvis Hoxha: Kur Rama punoi për Ballkanin e Hapur dhe doli krah Vuçiçit, kushtëzoi Kosovën

Në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka qenë i ftuar anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha për të dhënë komentin e tij lidhur me protestën e djeshme në Tiranë, në emër të ish-krerëve të UÇK-së.

Hoxha është shprehur se Kosova i ofron atij ndjenjën e përkatësisë dhe në shtetin kosovar, për të ka hapësirë për punë.

Anëtari i kryesisë së LVV e përshkruan Shqipërinë si një vend ku vetëm oligarkët, ndërtuesit dhe gazetarët mund të gjejnë punë.

Por çfarë ai ka theksuar më së shumti është nevoja për një strukturë që të ndërtojë shtetin.

Lidhur me gjykimin e ish- krerëve të UÇK-së, Elvis Hoxha beson se shtet-ndërtimi i saktë do të jetë “çelësi” për të “shkatërruar” Gjykatën Speciale në Hagë.

Thënë nga ai, për ta realizuar këtë, duhen parime, institucione ku zhvillohet inteligjenca.

Anëtari i kryesisë së VV e ka përfunduar duke nënvizuar se dhënia e hapësirës mediatike të intelektualëve do të sillte një ndryshim, në gjuhën dhe mendimin e shoqërisë.

“Futi njerëzit në punë. Unë jam në Kosovë më shumë, se në shtetin shqiptar nuk ka punë për mua.

Në shtetin shqiptarë ka punë për oligarkë, për ndërtues, për gazetarë dhe kaq.

Për strukturat që ndërtojnë shtetin, për të gjithë elementët që përbëjnë shtet-ndërtimin nuk ka vend. Shtet-ndërtimi i saktë është shkatërrimi më i mirë i Gjykatës Speciale. Bëhet me parime, ndërto institucione dhe zhvillo inteligjencën. Zhvillo dhe koordino intelektualët, nxirri në media që të japi një gjuhë më të përbërë dhe imagjinatë dhe përfytyrim shoqërisë së tyre. Shoqëria duhet të dijë të flasë në gjuhën e tyre dhe jo në gjuhën e replikës”, tha ai.

Hoxha u ndal edhe në faktin që kryeministri shqiptar ka kushtëzuar Kosovën duke dalë krah Aleksandër Vuçiç dhe duke punuar për Balkanin e Hapur.

“Serbët kanë qenë gjithmonë prishësit e stabilitetit në Ballkan.

Nëse shfaqesh me Vuçiçin aq shumë ke kushtëzuar marrëdhëniet me Kosovën. Nëse punon për Ballkanin e Hapur ke kushtëzuar Koosvën dhe ke lehtësuar punën për armikun historik të shqiptarëve”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×