Lecce barazoi pa gola ndaj Sassuolos, në ndeshjen e Serie A. Futbollisti i ndeshjes u vlerësua mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani.
Ramadani, i cili luajti 90 minuta me Leccen, spikati me 7 duele të fituara, 61 pasime të sakta dhe 2 ndërhyrje të sakta.
Në këtë edicion, 29-vjeçari është impenjuar në 7 ndeshje të kampionatit italian. Ai vjen pasi u aktivizua me kombëtaren, në ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë.
BalkanWeb