Parashikimi i motit për sot, 18 tetor 2025

Të shtunën, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat qendrore, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar dhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Pas orëve të pasdites, reshjet do të reduktohen gradualisht, duke u përqendruar kryesisht në veri të vendit, ku do të jenë të dobëta.

Era do të fryjë nga verilindja në jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, era mund të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s.

Deti – Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon pritet të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×