Përvjetori i themelimit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj: Dy vite më parë 25 ëndërrimtarë i hynë detit në këmbë! Guxoni sot, për një Atdhe model

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka festuar sot dyvjetorin e krijimit të saj me një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë themelues, anëtarë dhe mbështetës.

Në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit, kryetari i lëvizjes, Adriatik Lapaj, kujtoi fillesat e rrugëtimit politik, duke theksuar se nismën e nisën vetëm 25 ëndërrimtarë, të cilët besuan se ndryshimi është i mundur.

Ai pranoi se gjatë kësaj kohe janë bërë edhe gabime, duke i cilësuar ato si dëshmi përpjekjeje.

Duke iu drejtuar shqiptarëve, Lapaj bëri thirrje për guxim dhe besim në vetvete, si rrugë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“2 vite më parë nga Mirdita e vlerave nisëm një rrugëtim idealesh. Ishim 25 ëndërrimtarë që I hymë detit në këmbë. Udhëtuam kudo në Atdhe e diasporë. Në 18 muaj nga themelimi në zgjedhjet e para organizuam dhjetëra takime brenda e jashtë vendit. Në 2 vite kemi bërë edhe ne gabimet tona, ato janë prova se jemi duke u përpjekur e duke jetuar.
Sot ju them guxoni të mos ndaloni e të shkundni këdo që mendon se nuk ka shpresë. Besoni tek fuqia juaj, sa më shumë na lufton sistemi aq më shumë luftoni, sepse jemi duke bërë gjënë e duhur.
Nga guximi juaj sot mund të qeshin fëmijët nesër, mund të kemi ilaçe në spitale, mund të ndërtojmë një atdhe model”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×