“Po ta takoja sot Hashim Thaçin do i thoja…”, Dilaver Goxhaj: Ja pse nuk duhej të votohej Gjykata Speciale

Ish-zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së Dilaver Goxhaj, i pyetur në “Kjo Javë”, se çfarë do t’i thonte sot Hashim Thaçit nëse do ta takonte sot.

Goxhaj u shpreh se ajo që s’duhet të bënte ish-Presidenti i Kosovës ishte mosvotimi i Gjykatës Speciale.

“O Hashim, do t’i thoja, koka bën, koka pëson, ç’ke moj kokë që vajton? Ç’deshe që e miratove Gjykatën Speciale. U shprehe se ai që nuk e miraton është tradhtar”, tha Goxhaj, duke shtuar se “në vitin 2004 u largova nga Kosova dhe u ktheva në Shqipëri. Atëherë e kam patur kontaktin e fundit me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Ata u bënë politikanë dhe s’patëm më kontakte”.

Goxhaj tregoi edhe një moment interesant nga firmosja e marrëveshjes së Rambujesë se si për një pikë shtesë në dokument Kosova do të fitonte automatikisht pavarësinë nga Serbia, gjë e cila siç shtoi ai nuk ndodhi, pavarësisht nga dakordësia që ishte shprehur gjatë negociatave.

“Nëse Shoqata e Veteranëve do të kërkojë të mblidhet Kuvendi që të mos e njohë atë ligj, ata atje do të dënohen. Ne kur bëmë bisedimet me NATO-n për çmobilizimin e UÇK, ne nuk e dinim që marrëveshja e Rambujesë ishte për çmobilizim. Na thoshte vazhdimisht Xhekson për mua është bibël rezoluta 1244, e keni firmosur vetë, tha.

Mua më thanë do të mbashë protokollin dhe se do të flasë Thaçi dhe Agim Çeku, janë 40 faqe protokall. Na thanë pse të mos kërkojmë të bëhet si Garda Kombëtare e Amerikës. Si është kjo? U thashë është ushtri e shërbimit të detyrueshëm me 200 mijë forca, duke bërë shërbimin e detyrueshëm ne kalojmë në pavarësi. Duke bërë ushtri të rregullt nuk çmilitarizohet UÇK-ja dhe do të kishim doganat.

Atje kam mësuar një përvojë, Xhekson kishte disa civilë përreth, kur i bëmë këtë ai u tërhoq dhe bisedoi me zë të ulët me ata. Doli jashtë në korridor dhe kthehet pas 4-5 minutash thotë të shtohet pikë më vetë. Të nesërmen vjen Rubini. Këta ikën në Prishtinë. Ne mbetëm në Vërmicë.

Kur kontrollova pikat në faks, pasi na dërguan marrëveshjen për ta firmosur, kjo pikë nuk ishte. Ishte 10 faqe faks. Këta po pinin çaj, i them, Hashim e kanë hequr këtë pikë. Ua dërguam faksin që nuk e firmosim këtë pikë, na përgjigjen ishte gabim i ushtarit. Të nesërmen dërguan helikopterin të merrte Hashim Thaçin dhe Agim Çekun. I thotë Xhekson, ne po të pranojmë këtë pikë, Kosova merr automatikisht pavarësinë. Mori në telefon Clinton dhe Hashimi e firmosi pa këtë”, rrëfeu Goxhaj.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×